Shpend Ahmeti, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, njëherësh kryetar i komunës, vizitoi sot Prishtina Hackerspace, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Ahmeti ka thënë se me të rinjtë e tillë është duke diskutuar për aplikacione të ndryshme që mund të shfrytëzohen në përditshmëri, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky projekt dëshmon për kreativitetin dhe ekspertizën që e kemi në rininë tonë. 50% e popullsisë së Kosovës janë nën 25 vjeç, e 70% janë nën 35 vjeç. Përveç që jemi popullata më e re, projektet e tilla na tregojnë se kemi talent të jashtëzakonshëm. Me të rinjtë e tillë, po diskutojmë për aplikacione të ndryshme që do të mund të na ndihmonin shumë në punën tonë të përditshme”, tha Ahmeti.
Më tutje në komunikatë thuhet se, “ne kemi kërkuar qe një kohë të gjatë që të ndryshohet ligji për dhënien në shfrytëzim të pronës, për shkak se aktualisht shkon përmes konkurrencës, ku fiton çmimi më i lartë. Kjo na pamundëson që t’i ndihmojmë projektet e organizatave të tilla që nuk e kanë qëllim profitin, e të cilët nuk mund të garojnë me sektorin privat për marrje në shfrytëzim të pronës”.