Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka organizuar një mbrëmje muzikore me të rinjtë e qytetit, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i partisë, Kadri Veseli.
Totaj ka thënë se ndan shumë gjëra të përbashkëta me të rinjtë dhe nën qeverisjen e tij katër vjeçare do të krijojë jo vetëm mundësi më shumë, por do të ketë edhe më tepër aktivitete të këtilla për ta rikthyer Prizrenin në një qytet ku organizohen ngjarje të tilla të mëdha, shkruan KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rinia është në listën e prioriteteve dhe se do të kenë fokus të veçantë gjatë qeverisjes. Energjinë e juaj pozitive do ta shfrytëzojmë për ta zhvilluar Prizrenin. Do të qeverisë me të rinjtë”, u ka thënë Totaj atyre.
Edhe Veseli i ka ftuar të rinjtë që ta votojnë Shaqir Totajn, pasi ai është adresa e tyre e kërkesave dhe e nevojave përgjatë katër viteve të ardhshme. Në këtë mbrëmje kanë performuar yjet si Zanzi Band, Noizy dhe Alban Mehmeti.