Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur takim me strukturat e saja në Prizren, prej nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka ftuar qytetarët që ta votojnë kandidatin e LDK-së për Prizren, Hatim Baxhaku, pasi sipas tij, ai do të merret me të gjitha problemet e qytetarëve.
“Është një mjek, të cilit ju ia keni besuar shëndetin dhe jetën, familjeve tuaja që UÇK ia ka besuar shëndetin dhe jetën e ushtarëve të UÇK-së dhe të cilit parlamenti ia ka besuar votimin për shumë ligje që e rregullojnë jetën institucionale të shtetit të Kosovës. Ne e kemi sprovuar qeverisjen e PDK-së, ne e kemi sprovuar molotovin dhe gazin lotsjellës të atyre që sot po konkurrojnë karshi doktor Baxhakut.”, tha Mustafa, transmeton ksp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKandidati për kryetar të Prizrenit nga LDK-ja, Hatim Baxhaku, është zotuar se do të jetë një kryetar, i cili do të udhëheqë me duar të pastra dhe do të ketë për prioritet zhvillimin ekonomik.
“Pushteti i deritanishëm e ka katandisur si më së keqi vendin, ka punuar mbrapsht duke abuzuar me taksat e qytetarëve. Prizreni, djepi i kulturës dhe traditës së mirë asnjëherë nuk e ka merituar që të ketë një kryetar dhe qeveri e cila endet poshtë e lartë gjatë gjithë mandatit të vetë nëpër gjykata, pa bërë asnjë punë të mirë për qytetarët pos grabitjes. Ne do të udhëheqim komunën me transparencë të plotë dhe me duar të pastër. Programi ynë parasheh zhvillim ekonomik, ne do të jemi partner mbështet të biznese dhe jo pengues e haraçi. do të hapim vende të punës”, tha Baxhaku.
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se të gjitha sondazhet tregojnë se LDK-ja do të dalë e para në zgjedhjet e 22 tetorit.
“Po besoj që e keni vërejt që kundërshtaret tanë politik , nuk po i publikojnë më sondazhet siç i bënin dikur. A e dini pse, sepse s’ka sondazh, matje, vendos dhe ndërkombëtarë se nuk e gjen LDK-në si partinë më të madhe sot në Kosovë”, tha Abdixhiku.
Në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, ka dalë edhe Driton Selmanaj, deputet nga LDK-ja, i cili kërkoi që të votohet kandidati më i mirë. Ai kishte edhe një mesazh për ish-kolegët e tij analistë për të cilët u tha se “do t’iu prishen” hesapet.
“Kam sot një mesazh për ish-kolegët e mi, analistët e mediave. Po i shoh çdo natë, po i përcjell çdo natë, besoni po befasohem se si asnjë i vetëm nuk flet mirë për LDK-në edhe kur ishim në pushtet e shanin LDK-në. Tash jemi në opozitë, përsëri na shajnë, tash jemi në garë politike, përsëri e keqja e këtij vendi është LDK-ja. Po ju them sot publikisht atyre kemi me iu prish letrat dhe hesapet”, tha Selmanaj.