Sot vizituam shkollën e mesme të agrobiznesit dhe teknologjisë “Abdyl Frashëri”, në Prishtinë. Kjo shkollë është lidere në Ballkan me punën që bën, njofton VV për aktivitetin e kandidatit për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Përveç mësimit teorik, në këtë shkollë zhvillohet edhe mësimi praktik, me kabinetet dhe laboratorët më moderne për të gjitha profilet. Është kuzhina trajnuese, pemishtja, ferma e gjedheve, serat, si dhe laboratorët për matjen e cilësisë së ushqimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kësaj vizite, Ahmeti përgëzoi stafin e shkollës për angazhim maksimal në rritjen e produktivitetit të kësaj shkolle. “I bëjmë thirrje të gjithëve që të fokusohemi më shumë në shkollat profesionale, për shkak se edhe ofrojnë më shumë mundësi për punësim. Ne bashkëpunojmë në vazhdimësi me këtë shkollë, dhe marrim produktet e tyre. Me teknologjinë që kanë në dispozicion stafi dhe nxënësit e kësaj shkolle, dhe me angazhimin maksimal që kanë, produktet po dalin shumë kualitative”, citon njoftimi Ahmetin.
{gallery}