Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka premtuar një vend pune kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetit, pasi që “Arban Abrashi i LDK-së të fitojë zgjedhjet lokale të 22 tetorit”.
Sipas Mustafës, Ahmeti do të mund të bëhet zëdhënës i komunës pasi sipas tij, “LDK punon shumë e nuk propagandon, VV s’punon hiq e propagandon shumë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“PDK-së i dështoi Vetëvendosja në Prishtinë, me të cilën në vitin 2013 ishin aleatë kundër LDK-së dhe për ta bërë Shpendin kryetar. LDK e ka një zgjidhje më të mirë sivjet. Arban Abrashi, kryetar i Prishtinës e Shpendi, zëdhënës i komunës. Kombinim i mirë. LDK punon shumë e nuk propagandon, VV s'punon hiq e propagandon shumë!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.