Fisnik Gjinaj,kandidati i pavarur për kryetar të Mitrovicës po vazhdon fushatën duke u takuar me qytetarë e grupe të caktuara të interesit me te cilët trajton çështjet e ndryshme mbi gjendjen e tanishme në Mitrovicë.
Këtë radhë si pike kyçe e Gjinajt ishin qytetarët e lagjes së Zhabarit me të cilët biseda zgjati më shumë se 3 orë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përveç paraqitjes së programit të Kandidatit të pavarur për Kryetar të Mitrovicës i cili u mirëprit mjaft mirë, ata trajtuan edhe problemet primare jetësore me të cilat ballafaqohen qytetarët e Zhabarit çdo ditë”, thuhet në njoftimin për media të Gjinajt.
Gjatë takimit u bisedua edhe për kërkesat e premtuara e të paplotësuara nga udhëheqësit e deritanishëm.