Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Haziri: “Stacioni Autobusëve” ka siguruar qëndrueshmëri financiare, e do të modernizuar

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot ndërmarrjen publike lokale “Stacioni Autobusëve”, ku është pritur nga menaxhmenti i saj.

Sipas njoftimit të kësaj partie, kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes, Avni Hajrullahu, i ka thënë Hazirit “faleminderit që nuk na keni lënë si jetim, por na keni ndihmuar në çdo kohë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga ana tjetër Haziri ka lavdëruar punën që po bëhet aty, ndërkaq ka theksuar në kjo ndërmarrje, me mbështetjen e Komunës, tashmë ka arritur qëndrueshmëri financiare.

“Me të gjitha kapacitetet komunale e kam përkrahur këtë ndërmarrje dhe gjatë dy viteve të ardhshme do të vazhdojmë me investime të rëndësishme për ta modernizuar. ‘Stacioni i Autobusëve’ ka bërë një punë për lakmi dhe ju përgëzoj për këtë”, shtoi Haziri.