Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Ahmeti: Shkolla e Arbërisë, do të jetë njëra nga më të mirat në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti vizitoi sot shkollën e re që është afër përfundimit, në lagjen Arbëria.

“Për këtë shkollë kemi pasur për 2 vite prapa, pasi nga gjykata u mor vendimi për ndalimin e punimeve, sepse kur është nisur nga qeverisja e LDK-së, është nisur në një tokë private, pa u definuar mirë në kadastër. Tash na kanë mbetur edhe më pak se 2 muaj punë që të përfundojë ndërtimi i shkollës, me ç’rast do të reduktohet numri i nxënësve në shkollat “Meto Bajraktari”, “Qamil Batalli” dhe “Faik Konica”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Do të jetë një nga shkollat më të mira në Prishtinë, duke marr parasysh që është pranë parkut të lagjes Arbëria”, tha Ahmeti.