Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i mbikëqyri punimet tek çerdhja e re që po ndërtohet në Kodrën e Trimave, e cila, sipas tij, do të jetë më e madhja në kryeqytet.
“Kjo çerdhe ka kapacitet për 240 fëmijë. Është çerdhja e gjashtë që po e hapim në këto katër vite, me bazë në komunitet, të cilës së shpejti do t’i bashkëngjitet edhe çerdhja në Tophane. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje me hapjen e çerdheve të reja. Do të vazhdojmë ta përmirësojmë edhe më tutje edhe cilësinë e ushqimit, e edhe cilësinë e edukimit në çerdhe”, tha Ahmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo çerdhe do të përfundohet edhe një muaj e gjysmë. Për vitin 2018 kemi planifikuar që t’i kemi edhe katër çerdhe të reja, në Kolovicë, Bardhosh, Kalabri dhe Veterrnik, ka thënë Ahmeti, sipas njoftimit për media të Vetëvendosjes në Prishtinë.