Zgjedhjet lokale

Totaj takime me fermerë: Rritje deri 30% të subvencioneve

Kandidati për kryetar, njëherit kryetari i ardhshëm i Prizrenit, Shaqir Totaj, sot, ishte në Korishë, ku realizoi disa vizita nëpër fshat, transmeton Koha.net.

Fillimisht, kandidati Totaj, vizitoi fabrikën e këpucëve D&H, tek"Fortesa", ku u njoftua për së afërmi me sfidat që i kanë bizneset. Totaj vizitoi edhe fermerin, Avdyl Muçaj, i cili ka në posedim 80 krerë lopë, dhe pemtarin, Bujar Ukimeri. Kryetari i ardhshëm, theksoi se në listën e prioriteteve të tij është rritja e subvencionimit të fermerëve, si kusht i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, njofton kumtesa partiake.

Gjatë vizitës në fshat, Totaj, gjithashtu nderoi të rënët për liri, duke vendosur kurora lulesh tek lapidari i dëshmorëve. Ai theksoi se ne kemi detyrim madhor ndaj të rënëve për liri, meqë ata janë frymëzim i pashtershëm për të vazhduar para.

Kryetari i ardhshëm i Prizrenit,Shaqir Totaj, gjatë qëndrimit në Korishë, premtoi rregullimin e shtratit të lumit duke u zotuar se ky projekt do të realizohet gjatë qeverisjes së tij katërvjeçare, në krye të Prizrenit.

Kjo vizitë, si edhe takimet e tjera me qytetar, dëshmojnë përkushtimin e kryetarit Totaj, se do të jetë afër qytetarëve, për t'i dëgjuar hallet e tyre dhe për ta realizuar programin qeverisës, të Forcës së Ndryshimit për Prizrenin.