Zgjedhjet lokale

Haradinaj premton projekte të mëdha në Klinë

Kryeministri i Kosovës dhe Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në Klinë.

Në tubimin me qytetarë Haradinaj ka ftuar qytetarët e Klinës që të angazhohen edhe më shumë, që Zenun Elezaj të fitoj që në raundin e parë të zgjedhjeve, pa balotazh.

"I ka ardh koha Klinës, ka ardh koha që Klina të fitojë projekte nga niveli qendror, që të jetë qytet me të arritura në të gjitha segmentet, transmeton kp .

Projektet e mëdha për Klinën më shpejt vijnë me prof. Zenun Elezaj në krye të Klinës, unë ndjehem borgjli ndaj jush andaj do t'ju a kthej me punë" - ka thënë Haradinaj.

Kandidati i AAK-së për Kryetar të Komunës së Klinës Zenun Elezaj, pasi ka ftuar qytetarët që me 22 tetor masovikisht të votojnë AAK-në ka thënë se Klina kurrë më lehtë nuk e ka pas të zhvillohet.