Të rinjtë e PDK-së në Prishtinë sot zhvilluan aktivitet demonstrativ, tek shkallët e Arbërisë në Prishtinë. Shkas për këtë aktivitet ishte ajo se qytetarëve të Arbërisë u duhet çdo ditë të kalojnë nëpër shkallët e shkatërruara në këtë lagje, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.
Përfaqësues i RDK-së dhe kandidati për asamble në Prishtinë Leutrim Retkoceri, tha se këto shkallë në këtë gjendje përbëjnë problem më së shumti për të moshuarit, fëmijët dhe personat me nevoja të veçanta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shkatërrimi i shkallëve përbën problem për të gjithë banorët e Lagjes Arbëria ne veçanti për personat e moshuar, fëmijët, personat me aftësi për të cilët nuk ka as shtigje për karroca. Si shkas i kësaj gjendje ne kemi vendosur pankarta për t’i përkujtuar ish kryetarit Shpend Ahmetit se ai e as fëmijët e tij nuk kalojnë mbi këto shkallë ndërsa qytetarët e Lagjes Arbëria nuk fluturojnë, qytetarët ecin çdo ditë në këto shkallë të shkatërruara”, tha Retkoceri.