Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë takimit me shërbimin e zjarrfikësve, është zotuar se në vitin e ardhshëm do ta ndërtoj objektin e dytë për ta, duke ua lehtësuar punën jashtëzakonisht shumë, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.
Haziri ka vlerësuar lartë punën e Shërbimit të Zjarrfikësve, duke thënë se janë model i funksionimit institucional.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tashmë jemi në përfundim të renovimit total të objektit të zjarrfikësve, ndërkaq në vitin e ardhshëm do ta ndërtojmë objektin e dytë për ta në Rrugën Qarkore. Gjatë mandatit, nga buxheti komunal ne i kemi furnizuar zjarrfikësit me uniforma të reja, pajisje për intervenim të aksidenteve të trafikut, sikurse që i kemi siguruar dy automjete për funksionim më të suksesshëm të tyre”, theksoi kryetari i Gjilanit.
Komandanti i Njësit të zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjilan, Shaip Ismajli, ka theksuar ndërtimi i objektit të dytë për ta është lajm i mirë sepse ua lehtëson punën dhe ndikon direkt në efikasitet.