Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në një tubim elektoral në Suharekë ka thënë se kudo po e sheh besimin e madh në forcën e ndryshimit të Partisë Demokratike të Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Ai ka thënë se edhe Suhareka po thërret për ndryshim dhe zhvillim, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Suhareka po thërret për ndryshim. Asaj i duhet forca e ndryshimit të Partisë Demokratike të Kosovës. Ne jemi të vendosur. Ne jemi gati për ta ndryshuar me Blerim Xhemajlin kryetar, me këta kandidatë të mrekullueshëm për Asamblenë Komunale”, ka thënë ai.
I pari i PDK-së ka thënë se problemet e kësaj komune janë grumbulluar nga mandati në mandat dhe askush nuk është marrë me to.
“Në vend se të merren me hallet e qytetarëve, janë marrë me veten, duke abuzuar me besimin e qytetarëve”, ka thënë Veseli.
Me Blerim Xhemajlin kryetar, Veseli ka thënë se menjëherë do të veprojnë që të zgjidhin njëherë e përgjithmonë problemin e ujit të pijes në Suharekë.
Ndërsa, kandidati për Kryetar të Suharekës, Blerim Xhemajli, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka platformë të qartë për Komunën e Suharekës dhe për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Xhemajli ka premtuar heqjen e taksave për bizneset e vogla, tokë publike falas për investuesit dhe punëdhënësit, si dhe zyrë zhvillimore për ndërmarrësit në Komunën e Suharekës, duke u ofruar këshilla profesionale dhe këshilla për orientim në treg.
Kandidati i PDK-së për Kryetar të Suharekës, Blerim Xhemajli, gjithashtu ka premtuar se përmes Fondit të Punësimit do t’i mbështesë bizneset edhe në Start-Up, do të ndajë bursa për studentë, do të ofrojë praktikë me pagesë për të diplomuarit në institucionet e shtetit dhe do të ofrojë mbështetje institucionale për gratë në biznes.