Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Fushata shtron rrugët në Prizren, qytetarët ndihen të fyer

Megjithëse jetojnë në një nga pjesët më të vjetra të qytetit, banorët e lagjes Kurrila të Prizrenit janë ankuar se rrugica të tëra disametërshe në rrugën “Lulzim Rexhepi”, ende janë të pashtruara.

Për më tepër, telat e rrymës janë kacavarur nga shtyllat elektrike mbi këto rrugica, duke e shtyrë edhe më shumë shtrimin e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Banorët e Kurrilës kanë dërguar disa fotografi në redaksinë e lajmeve të KTV-së, ku shihen telat e varur mbi rrugët që kalojnë mespërmes shtëpive.

Ata janë ankuar se ka disa kohë që përkundër kërkesave të tyre të përsëritura në adresë të KEDS-it, askush nuk ka dal në terren për të ndërruar shtyllat e anuara.

Ata janë ndjerë të fyer me faktin që Komuna e Prizrenit, vetëm para dhjetë ditësh është kujtuar të nis shtrimin e rrugicave të kësaj lagjeje, për çka ata kanë thënë se kjo po bëhet qëllimisht në kohë fushate elektorale, në prag të zgjedhjeve komunale.

{gallery}