Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, gjatë prezantimit të platformës së tij qeverisëse për fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, përparësi i ka dhënë ndërtimit të Spitalit të Qytetit, ofrimit të kujdesit shëndetësor në shtëpi për qytetarët në nevojë, blerja e dy mamografëve shtesë për të avancuar kujdesin parandalues shëndetësor, si dhe ofrimin e shërbimeve të terapisë fiziatrike të cilat në shumë raste vështirë përballohen nga buxheti familjar.
“Duke parë që gjatë këtyre katër viteve nuk është ndërtuar asnjë qendër e mjekësisë familjare, përkundër kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, ne mendojmë ta ndërtojmë Spitalin e Prishtinës dhe dy qendra të mjekësisë familjare, një në Veternik dhe tjetrën në lagjen Mati 2”, ka thënë Abrashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se plani i tij parasheh përmirësimin e shërbimeve shëndetësore duke e bërë kompletimin dhe përmirësimin e rrjetit të objekteve shëndetësore, forcimin e kapaciteteve diagnostikuese në mjekësinë familjare, fuqizimin e shërbimeve të kujdesit shtëpiak dhe të atij emergjent paraspitalor, zgjerimin e shërbimeve shëndetësore ekzistuese, futjen e shërbimeve të reja shëndetësore, ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve njerëzore përmes zhvillimit të vazhdueshëm profesional (ZHVP), etj.
“Synim tjetër i LDK-së me marrjen e mandatit është edhe kompletimi dhe përmirësimi i rrjetit të objekteve shëndetësore me kompletimin e rrjetit të qendrave të mjekësisë në tërë territorin e Komunës së Prishtinës sipas standardit një QMF në 10000 banorë, dhe implementimin e konceptit të Mjekësisë Familjare ku do të ketë një mjek specialist dhe 2 infermierë në 2000 banorë”, tha Abrashi.
Forcimin e kapaciteteve diagnostike në mjekësinë familjare me kompletimin e pajisjeve të QMF-së me aparatura moderne, inventar mjekësor dhe autoambulanca e pajisje laboratorike, kabinet të rëntgenografisë dhe melografisë, janë prioritete të Abrashit për mandatin e ardhshëm në qeverisje të Prishtinës.
Ai potencoi se do të bëhet forcimi i kapaciteteve diagnostike në mjekësinë familjare përmes furnizimit me pajisje laboratorike dhe inventar mjekësor, fuqizimin e shërbimeve të kujdesit shtëpiak, ku do të bëjmë zgjerimin dhe forcimin e shërbimit shtëpiak për grupet e cenueshme, ku në vitin e parë të marrjes së mandatit do të bëhet funksionalizimi i 8 ekipeve mjekësore mobile të përbërë nga një mjek dhe dy infermierë, nga 2 ekipe në 4 qendra të mëdha, që do të ofrojnë shërbime shtëpiake për së paku 100-120 pacientë në ditë.
Këto qendra do ta kenë listën e të gjithë personave që u takojnë grupeve të cenueshme, me planin e vizitave dhe nevojave për llojin e shërbimeve shëndetësore shtëpiake.
“Në fushën e shëndetit publik do të bëhet vaksinimi i rregullt i fëmijëve, vaksinimi sezonal i të moshuarve, dezinsektimi hapësinor i Prishtinës, derratizimi vjeshtor i rrjetit të kanalizimit dhe pusetave të qytetit, derratizimi i bodrumeve dhe garazheve publike të qytetit, dezinfektimi i objekteve shëndetësore dhe arsimore”, shtoi Abrashi.
Në fushën e mirëqenies sociale Abrashi premtoi funksionalizimin e plotë të Qendrës për Punës Sociale me staf profesional, funksionalizimin për mbrojtjen e gruas dhe viktimave të dhunës në familje, krijimin e fondit për mbrojtën e fëmijëve dhe prindërve vetushqyes më theks të veçantë nënat vetushqyese, krijimin e kushteve për qasje fizike për personat me aftësi të kufizuar në institucionet komunale, sigurimin e fondit për banim social për rastet e të pastrehëve dhe sigurimin e transportit falas për rastet sociale, pensionistët etj.
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë në këtë prezantim se me programin dhe vizionin e tij, Arbani po tregon se është kryetari i ri i Prishtinës, të cilin fatkeqësisht Prishtina nuk e kishte në katër vitet e fundit.
“Prishtinës po i vjen një kryetar që dëgjon, që punon, që nuk ankohet dhe që vepron. Prishtina e ka edhe një zgjidhje politike që i ka ndërtuar të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë që i kemi deri më tani dhe kjo është Lidhja Demokratike e Kosovës. Projektet tona nuk kanë destinim ushqimin e propagandës, por ato janë të destinuara për t’ju shërbyer qytetarëve”, ka thënë Abdixhiku.