Lëvizja Vetëvendosje ka filluar turneun me biçikleta në përkrahje të kandidatëve të saj nëpër komunat e Kosovës.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se, “sot, më 10.10.2017, deputetët Fitore Pacolli dhe Fisnik Ismajli me aktivistë të tjerë e dashamirë të çiklizmit, kanë nisur turneu e quajtur ‘FITOUR’, i cili do të zgjasë 10 ditë. Gjatë këtyre 10 ditëve do të vizitohen 26 komuna për t'i shprehur përkrahje kandidatëve për kryetar dhe për kuvende komunale”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë tutje thuhet se “FITOUR” ka për qëllim promovimin e unitetit, lirinë e lëvizjes dhe shprehjes, shëndetin, rëndësinë e kujdesit në trafik urban dhe ndërurban, fuqinë e solidaritetit, si dhe vetëdijesimin kombëtar për ruajtjen e ambientit.
{gallery}