Kandidati i Nismës për Kosovën për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, ka vazhduar fushatën e tij zgjedhore duke u ndalur në Lubizhdë e Gernçar.
“Sa herë që jam në Lubizhdë ndjehem i nderuar, duke rikujtuar luftën dhe duke thurur epitete për heroin e Kosovës, Ekrem Rexhen, (Komandant Drinin). Mirëpo, sot jemi këtu për të kërkuar mbështetjen tuaj, mbështetje që e keni dhënë edhe më parë, qe sot ne jemi deputetë në Kuvendin e Kosovës. Kandidimi për kryetar të Prizrenit nuk është diçka personale e imja, sepse jam i zgjedhur në institucionin më të lartë shtetëror siç është Kuvendi i Kosovës, por kryetar i Prizrenit dua të jem për një arsye të vetme, që të jem afër qytetarit, e kjo pozitë ma mundëson këtë”, tha Berisha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju jeni dëshmitar që unë kam bërë shumë për këtë lokalitet edhe në të kaluarën, i njëjti do të jem përsëri, por tash me prioritete tjera, e në fokusin tim kryesor do të jetë luftimi ndaj papunësisë, sepse si rezultat i kësaj kemi ikje masovike të rinisë nga Kosova, dukuri tejet shqetësuese”, shtoi ai.
Sipas tij, Nisma në Prizren i ka dhënë Lubizhdës mundësinë që ta ketë zërin e vet në kuvendin komunal, përmes Adnan Bajramit, “andaj njerëzit si ky më nevojiten në ekipin tim, prandaj kërkoj që ta mbështetni Adnan Bajramin”.
Ndërkaq Adnan Bajrami, kandidat për Kuvend Komunal, premtoi se me ardhjen e Nismës në pushtet, do të plotësohen kërkesat që i kemi, si zgjidhja e problemit të ujit të pijes, ndriçimi publik etj.
Kandidati për kryetar, Zafir Berisha, në fshatin Gernçar tha se “jam në mesin e shokëve dhe miqve që më kanë mbështetur përherë në projektet e mia, prandaj edhe në të ardhmen do të qëndroj afër komunitetit boshnjak, siç kam qëndruar tash e 17-të vite pas luftës”, duke mbështetur kërkesat e tyre të arsyeshme për një jetë më të mirë në lokalitetet tuaja.
Tubimet i përshëndetën bartësi i listës Sinan Aliaj, deputetja Albulena Balaj-Halimaj, kandidatët për kuvend komunal, Skender Susuri dhe Ahmet Shala.