Zgjedhjet lokale

Haziri i bindur se do të fitojë me mbështetje qytetare, jo vetëm partiake

Në vazhdën e aktiviteteve në terren, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vizituar sot shtabin e nëndegës “Rruga e Prishtinës”, ku ka parë mobilizimin e jashtëzakonshëm të këtyre lagjeve për zgjedhjet e 22 tetorit.

“Luta i LDK-së ka thënë se ky mobilizim dhe mbështetja qytetare që po e merr gjithandej territorit të komunës për Lidhjen, do të kurorëzohet me fitoren e madhe dhe atë pa balotazh”, thuhet në njoftimin për media.

“Unë ju falënderoj për angazhimin tuaj dhe të gjitha shtabeve të nëndegëve. Definitivisht, fitoren e madhe do ta kurorëzojmë më 22 tetor, jo vetëm me mbështetje partiake, por edhe qytetare”, ka potencuar kryetari Haziri.