Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, sot takoi banorët e fshatrave të Vrrinit (Poslisht, Billushë dhe Lubeqevë) nga ku, siç thotë komunikata e PDK-së, “morri mesazhin e qartë, që, Vrrini heroik vazhdon të jetë bastion tradicional i PDK-së”.
Totaj theksoi se “fitorja e 22 tetorit është fitore e tyre sepse do të ketë edhe më shumë investime kapitale në Vërri”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTotaj siguroi simpatizantët dhe të pranishmit se subvencionimi i bujqësisë dhe rritja e mirëqenies sociale janë prioritetet e tij dhe platformës së PDK-së për zonat rurale.
Ai falënderoi këto fshatra për kontributin e tyre, para dhe pas luftës, të cilët tha se kanë ditur të japin shumë për Prizrenin dhe Kosovën.
“Simpatizantët e PDK-së në këto fshatra uruan nga sot kryetarin Totaj për fitoren plebishitare që do ta shënojë PDK-ja në zgjedhjet e 22 tetorit duke garantuar në rikonfirmimin si bastion i tradicional i PDK-së për 17 vite radhazi”, thuhet në komunikatën e PDK-së.