Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Vllahiu në “Rrugën B”: Një qytet i tërë me probleme të mëdha

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arbër Vllahiu, sot ka vizituar Rrugën B, në Prishtinë.

“Në Rrugën B, aty ku janë përzier pothuaj të gjithat. Edhe kanalizimi me modernen, edhe realja me jorealen, edhe ndërtimi me bërllokun. Një qytet i tërë me probleme të mëdha. Shumëçka e lënë pa asnjë zgjidhje, përveç natyrisht ndonjë përfitimi të ndonjë bashkëpartiaku aty këtu. Prishtina ndryshe. Dhe ndryshimi fillon shpejt. #50”, shkroi ai në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo