Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Bahtiri në QMF, merr ankesat për mungesën e barnave për pacientët

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori i Administratës Gani Rrustemi dhe drejtori i Drejtorisë së Prokurimit Jeton Ujkani, kanë vizituar të hënën Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ku me drejtuesit dhe personelin mjekësor kanë diskutuar më gjerësisht lidhur me kushtet e punës dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët e Mitrovicës.

Me këtë rast drejtuesit e QKMF-së dhe personeli tjetër mjekësor i thanë kryetarit Bahtiri se po bëjnë përpjekje maksimale për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe efikase shëndetësore për qytetarët e komunës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, vlerësoi pozitivisht punën e personelit mjekësor dhe të drejtuesve të QKMF-së dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë edhe më tej me përkushtim për t’u ofruar qytetarëve shërbime shëndetësore sa më cilësore dhe efikase.

Ai theksoi se shumë shpejtë do të bëhet edhe sistematizimi i punëtorëve dhe që sipas performancës së tyre do të bëhen ndryshime në ngritjen e koeficientit të tyre.

Me këtë rast u diskutua edhe për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF-së), ku kryetari Bahtiri theksoj se do ta mban një tubim me qytetarët e Mitrovicës dhe do të vendosin bashkërisht në lidhje me ndërtimin e tij .

Gjatë këtij takimi me kryetarin Bahtiri, të pranishmit u ankuan sërish në lidhje më furnizimin e pacientëve me barna nga lista esenciale, pasi që ato mungojnë shpeshherë dhe kjo gjë po u shkakton telashe të mëdha atyre.

Në anën tjetër punëtorët e Caritasit u interesuan edhe lidhur me kontratat e tyre. Kryetari Bahtiri ju premtoj atyre se do të interesohet për ta në lidhje me mundësinë e zgjatjes së kontratës deri në tri vite dhe gjatë asaj kohe të shihen mundësitë për sistemimin e disa prej tyre si punëtorë të rregullt ne Qendër të Mjekësisë Familjare.