Kandidati i PDK-së për kryetar të Suharekës, Blerim Xhemajli, u ka kumtuar banorëve të fshatit Savrovë të kësaj komune 6 zotimet e tij.
Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij do të zgjidhë problemin e ujit të pijes, vendosjen e trafove të rrymës, rregullimin e infrastrukturës rrugore, ndriçimin e fshatit, rregullimin e rrethojës te varrezat e fshatit, si dhe pastrimin dhe rregullimin e shtratit të lumit.
Këto premtime Xhemajlaj i ka bërë sonte gjatë takimit me banorët e Savrovës, fshat ky të cilin ai e quan një prej fshatrave më besnike të PDK-së në Komunën e Suharekës.
Artikuj të ngjashëm
-
Xhemajli i PDK-së premton zhvillimin e turizmit malor në Suharekë
-
Muharremaj thotë se s’e ka realizuar vetëm një premtim si kryetar i Suharekës
-
Veseli: PDK-ja ia garanton ndryshimin Suharekës
-
Blerim Xhemajli premton përkrahje për zhvillimin e bizneseve në Suharekë
-
Abdixhiku: LDK-ja do ta kthejë Suharekën në folenë e vet biologjike