Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Berisha merr “mbështetje të madhe” në Lugizhdë të Hasit dhe Krushë të Vogël

Nisma për Kosovën, dega në Prizren, me kandidatin e saj për kryetar Zafir Berisha dhe disa nga kandidatët për Kuvend Komunal, zhvilluan takim me qytetarë në dy fshatra të ndryshme.

Kandidati për kuvend komunal nga rajoni i Hasit, Muhamet Shalaj, falënderoi pjesëmarrësit në këtë takim, duke kërkuar votën fillimisht për Zafir Berishën, “ngase vetëm kështu mund ta kemi mundësinë e fundit për t’u kthyer në normalitet”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Edhe pse fshati Lugizhdë ka dhënë kontribut tepër të madh në luftë e pas lufte, megjithatë deri më tani nuk kemi parë asnjë të mirë për këtë fshat dhe rajonin e Hasit në përgjithësi”, tha Shalaj.

Ndërsa Berisha, duke rikujtuar kohen e luftës së fundit, tha se “të vish këtu, është e pamundur të mos e kujtosh sakrificën e këtij fshati dhe kontributin që ka dhënë për shtetësinë e Kosovës”.

“Prandaj ne sot e kemi më shumë se obligim të punojmë ndershëm për këtë vend dhe poashtu, ne që duam të bartim mbi supe ndërtimin e mirëfilltë të institucioneve komunale, duhet të kemi projekte konkrete për secilin fshat. Ne, në programin e Nismës i kemi paraparë këto të gjitha, prandaj jemi sot këtu për t’ju ofruar këtë program. Mirëpo kjo arrihet duke marr fillimisht besimin tuaj dhe kandidatëve tanë. Komunën e Prizrenit duhet ta qeverisë subjekti që ka kandidat për kryetar një njeri me guxim në vendimmarrje, e jo si PDK-ja që po tenton ta ricikloj veten përmes inspektor Shaqës”, përfundoi fjalën e tij në Lugizhdë të Hasit, Zafir Berisha.

Nisma për Kosovën, përmes kësaj komunikate, thotë se “mbështetjen për kryetar Zafir Berisha e gjeti edhe mes krushjanëve, ku tha se me ndihmën tuaj, ne do të vijmë në pushtet, jo për interesa personale, por që institucionet komunale t’i kthejmë në duart e qytetarëve”.

“Kjo është domosdoshmëri e kohës, prandaj me të drejtë kërkojë nga ju votën për numrin 31 Nismën dhe kandidatët e saj për Kuvend Komunal”, tha Berisha. Marrë parasysh sulmet makabre të armikut serb në luftën e fundit në këto dy fshatra, Zafir Berisha u zotua se me ardhjen e tij në qeverisjen komunale, do ta kenë trajtimin mëse meritorë.