Totaj thotë se do të investojë shumë në Tusuz

Totaj thotë se do të investojë shumë në Tusuz

07 tetor 2017 21:57

Kandidati për kryetar komune, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga ministri i MKRS-ës, Kujtim Gashi, sot takuan banorët e lagjes Tusuz, të nëndegëve "Kongresi Manastirit", " Xhevat Berisha" dhe "UÇK", nga ku morën mesazhin e qartë që Tusuzi i fitoreve të mëdha, di të rreshtohet përkrah fitimtarëve, siç ka ditur gjithmonë, dhe se fitorja e PDK-së dhe kryetarit Totaj fillon pikërisht në këtë bastion të pamposhtur.

Kandidati Totaj u zotua se fitoren e 22 tetorit, banorëve të kësaj lagje do t’ua kthej me vazhdimin e investimeve kapitale dhe përmbushje të kërkesave të tyre, për ngritjen e mirëqenies sociale.

Simpatizantët e PDK-së në këtë lagje, uruan nga sot, kryetarin Totaj, për fitoren plebishitare që do ta shënojë PDK-ja, në zgjedhjet e 22 tetorit, duke garantuar në rikonfirmimin, si bastion i pathyeshëm i PDK-së, për 17 vite radhazi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme