Kandidati për kryetar komune, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga ministri i MKRS-ës, Kujtim Gashi, sot takuan banorët e lagjes Tusuz, të nëndegëve "Kongresi Manastirit", " Xhevat Berisha" dhe "UÇK", nga ku morën mesazhin e qartë që Tusuzi i fitoreve të mëdha, di të rreshtohet përkrah fitimtarëve, siç ka ditur gjithmonë, dhe se fitorja e PDK-së dhe kryetarit Totaj fillon pikërisht në këtë bastion të pamposhtur.
Kandidati Totaj u zotua se fitoren e 22 tetorit, banorëve të kësaj lagje do t’ua kthej me vazhdimin e investimeve kapitale dhe përmbushje të kërkesave të tyre, për ngritjen e mirëqenies sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSimpatizantët e PDK-së në këtë lagje, uruan nga sot, kryetarin Totaj, për fitoren plebishitare që do ta shënojë PDK-ja, në zgjedhjet e 22 tetorit, duke garantuar në rikonfirmimin, si bastion i pathyeshëm i PDK-së, për 17 vite radhazi.