Shala në Pejë shpalos programin që ka në fokus punësimin dhe familjen

Shala në Pejë shpalos programin që ka në fokus punësimin dhe familjen

07 tetor 2017 21:34

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Sabiha Shala sot ka vizituar disa familje në fshatin Kryshec, ku ka shpalosur programin që ka në fokus punësimin, gruan, rininë dhe familjen.

“Sot vizitova disa familje në Kryshec, të cilët më bënë një pritje të jashtëzakonshme. Para tyre shpalosa edhe programin tim qeverisës. Program i cili ka në fokus punësimin, gruan, rininë rrjedhimisht edhe familjen. Jemi shumë afër ndryshimit të madh, që do të ndodhë për Kryshecin, poashtu edhe për Pejën në përgjithësi”, ka shkruar Shala në Facebook.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme