Kandidati për kryetar të Komunës së Klinës nga radhët e LDK-së, Besim Hoti, gjatë ditës së djeshme takoi banorët e lagjes së Salidinajve të Sferkës.
Para banorëve, Hoti shpalosi pjesë nga programi i LDK-së për qeverisjen e Klinës për katër vitet e ardhshme. Hoti i siguroi të pranishmit së LDK-ja do të jetë gjithmonë afër dhe çdo herë e gatshme për t’i zgjidhur hallet dhe kërkesat që kanë lagja e Salidinajve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasditja nga agjenda e Hotit ishte e rezervuar për OJQ-të që veprojnë në Klinë.
Në takim pati pjesëmarrës nga OJQ “Zana”, OJQ “ Koha”, SH.G “Elena Gjika” dhe Qendra Rinore “Ardhmëria”.
Në takim u diskutua për bashkëpunim dhe transparencë më OJQ-të si njëri ndër aktorët më të rëndësishëm të zhvillimit të politikave komunale.
Hoti u premtoi angazhim dhe mbështetje për punën e tyre.