Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka treguar për ditën që do ta ketë sot, e cila, siç ka thënë, do të jetë e ngjeshur për të.
Pjesën më të madhe do të jetë në Dukagjin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot, një ditë e ftohët por e ngjeshur. Në ora 9:00 do të takoj kandidatin për kryetar të Prishtinës dhe kandidatët për Kuvendin e Komunës; në ora 11:00, në Pejë do të takoj, në tryezën për zhvillimin ekonomik lokal, kandidatët për kryetarë të komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan, Junik dhe bizneset e këtij regjioni; në ora 13:00, udhëheqjen e LDK-së në Istog, në 14:00, udhëheqjen e LDK-së në Klinë, në 15:00, udhëheqjen e LDK-së në Malishevë. Do të marr pjesë në Dragash në ora 17:00 në tubimin e madh të fushatës zgjedhore; në ora 19:00 në Krushë të Madhe në tubim me qytetarë dhe simpatizantë të LDK-së dhe në 20:30, në tubimin e të rinjve të Ratkocit të Rahovecit”, ka thënë Mustafa.
“Agjendë e ngjeshur por është kënaqësi të takohesh me gra dhe burra, të rinj dhe të reja; njerëz të ideve dhe vizionit unik për Kosovën”, ka shtuar ai.