Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, aktivitetet elektorale për ditën e sotme, i ka përmbyllur me takimin me bjeshkatar në SH.B.A “Pashtriku”.
Kryetarja Kusari Lila, ka përmendur angazhimin e vazhdueshëm gjatë qeverisjes lokale për përkrahjen e klubeve dhe shoqërive që merren me promovimin e natyrës dhe shëndetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Edhe në mandatin e dytë, përmes projekteve që tashmë vetëm i kemi të siguruara, do të angazhohemi për më shumë hapësira të gjelbra, për stazat e ecjes në pjesët rekreative të Komunës së Gjakovës, si dhe për promovimin e turizmit dhe mbrojtjen e mjedisit. Është shumë e rëndësishme që të bashkëpunojmë edhe më shumë rreth aktiviteteve që zgjojnë interesimin dhe vetëdijen për promovimin e natyrës së bukur të Komunës së Gjakovës, por gjithashtu edhe për rëndësinë që ka në jetën e secilit mbrojtja e ambientit. Ajo çka mbetet në fokusin tonë për katër vitet e ardhshme është përpjekja maksimale që të ndërtojmë shtëpinë e bjeshkatarëve, si vend i cili do ju shërbej bjeshkatarëve të Komunës së Gjakovës por edhe turistëve që vizitojnë Komunën tonë”, tha Kusari Lila.
Nga ana tjetër kryesia e bjeshkatarëve “Pashtriku” shfaqi bindjen për vazhdimin e angazhimit për një Gjakovë të gjelbër, me më shumë vende rekreative, si dhe me 15 Tetor, me rastin e ditës ndërkombëtare të ecjes, i bënë thirrje sidomos të rinjve të Komunës së Gjakovës që të bashkëngjiten në aktivitetet e SH.B.A “Pashtriku”, në mënyrë që të promovojnë së bashku turizmin dhe natyrën në Komunën e Gjakovës.