Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se projekti socialdemokrat i Nismës për Kosovën po përkrahet në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës.
Sipas tij, nga ajo që po shohim në terren fryma e ndryshimit e ka përfshirë gjithë vendin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sondazhet flasin për një përkrahje masive të Nismës në disa komuna, ku presim ta konfirmojmë fitoren në zgjedhjen e 22 tetorit. Po ashtu, presim që të jemi përcaktues në balotazh në shumicën e komunave të Kosovës. U bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë mundësinë e ndryshimit që u ofrohet një herë në katër vite. Ndryshimi nuk nënkupton vazhdimin e njëjtë të qeverisjes, por një qeverisje të përbashkët me qytetarët”, ka shkruar ai në facebook.
Limaj ka shtuar se socialdemokratët do të jetë shumicë në Kosovë pas tre vitesh.