Në vazhdën e aktiviteteve elektorale Partia e Drejtësisë, dega Vushtrri, promovoi kandidatin më të ri në listën zgjedhore për Kuvendin Komunal, Muhamet Mehmetin.
Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua kryetari i degës, njëherësh drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eroll Venhari, i cili premtoi se me rastin e fitores, Partia e Drejtësisë do ta përfaqësojë qytetarin e vërtetë të Vushtrrisë, ku do të jetë një zë i fuqishëm për zgjidhjen e problemeve të cilën e preokupojnë vetë qytetarin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi shembull i punës së vërtetë është Drejtorati i Shëndetësisë, i cili për gjatë mandatit aktual ka bërë një punë të mirë në zgjidhjen e shumë problemeve të qytetarëve.
Të rinjve vushtrrias iu drejtua edhe kandidati më i ri i kësaj partie Muhamet Mehmeti, i cili premtoi se do të angazhohet maksimalisht që të rinjtë e qytetit të Vushtrrisë të kenë hapësira ku do të mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre kulturore dhe sportive si dhe do të kërkojë që të shtohet edhe fondi i bursave nga niveli komunal.
Të pranishmëve iu drejtua edhe Kryetari i PD-së, Prof. Dr Ferid Agani, ku shpalosi programin e Partisë së Drejtësisë për Zgjedhjet Lokale 2017.
Kryetari Agani theksoi rolin e vlerave etike dhe morale në politikë si dhe rendësin e edukimit të rinisë shkollore mbi këto vlera. Partia e Drejtësisë do të angazhohet pa ndalë në integrimin e vlerave të traditës kombëtare përfshirë atë fetare në politikat shtetërore që sigurojnë integrim efektiv dhe të shpejtë të Republikës së Kosovës në BE, NATO dhe strukturat e tjera euroatlantike.