Takimi i radhës në kuadër të fushatës elektorale i kandidatit për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ishte në Anadrini, përkatësisht në Piranë. I shoqëruar edhe nga kandidatë për këshilltarë të kuvendit komunal nga radhët e Nismës, dega në Prizren, u priten nga qytetarët e Piranës, të cilët manifestuan mbështetjen e madhe për këtë parti dhe kandidatin e saj për kryetar, Zafir Berisha.
Kandidati për kryetar, Berisha, para të pranishmëve ka specifikuar investimet që do të bëhen në këtë pjesë. Mirëpo, siç është shprehur ai, punësimi mbetet në fokus të programit të Nismës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Përveç punësimit, Berisha ka thënë se në agjendën për Piranën dhe Anadrininë në përgjithësi Nisma do të ketë projekte të shumta, të realizueshme. Ai ka kërkuar votën për kandidatët nga kjo anë, e veçanërisht për bijën e këtij fshati, Ditjona Tarjani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKandidati tjetër që vie po ashtu nga Anadrinia, z. Zenel Elshani, i cili pas vetes ka një bagazh të madh kualifikimesh, veçanërisht nga fusha e bujqësisë, u zotua se përveç se do të jetë zë i fuqishëm në kuvendin komunal, gjithashtu do të përpiqet të sjellë investime e subvencionime për bujqit e kësaj ane.