Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Totaj me Veselin u kërkuan përkrahje banorëve të Atmaxhës për kandidatin e PDK-s për kryetar të Prizrenit

Kandidati i PDK-së për kryetar komune në Prizren, z.Shaqir Totaj, së bashku me liderin e PDK-së, z.Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Kujtim Gashi, mbrëmë qëndruan në bastionin politik të PDK-së në këtë qytet, Atmaxhën, ku u pritën nga përkrahësit.

Totaj nga aty mori mesazhin e qartë që Atmaxha do të jetë përkrah tij në sfidën e zgjedhjeve të 22 tetorit, meqë ka një arsye më tepër për t’i qëndruar besnik vizionit të PDK-së dhe liderit të saj, z.Kadri Veseli, sepse nga ky lokalitet vjen edhe ministri i ri Kulturës, z.Kujtim Gashi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë takim, kandidati për kryetar të Prizrenit, z.Shaqir Totaj, prezantoi platformën e Forcës së Ndryshimit për Prizrenin, e cila do të ketë në listën e prioriteteve subvencionimin e bujqësisë dhe sigurimin e tregut për prodhuesit. Njëherësh ai premtoi mundësi më të mëdha për zhvillimin e bizneseve të reja përmes Fondit për Zhillim prej 2 milionë euro.

Lideri i PDK-së, z.Veseli ftoi që Atmaxha të votojë si në zgjedhjet e kaluara, duke i sjellë PDK-së fitoren plebishitare në zgjedhjet e 22 tetorit dhe kryetarin e ardhshëm të komunës së Prizrenit, z.Shaqir Totaj.