Kandidati për kryetar komune nga PDK, Shaqir Totaj, gjatë ditës së sotme takoi shoqatat e ndryshme si ajo e pensionistëve, e autizmit, me Sindrom Down, Strehimorja e qytetit, zejtarët dhe Esnafi.
Pos prezantimit të programit qeverisës, Totaj premtoi përkrahje të fuqishme për këto kategori si kryetar i ardhshëm i komunës së Prizrenit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTotaj para të pranishmëve paraqiti edhe platformën e tij, ku theks i veçantë do të jetë trajtimi i këtyre kategorive dhe rritja e mirëqenies sociale.
Të pranishmit adresuan disa kërkesa, ku morën zotime nga kryetari i ardhshëm i komunës së Prizrenit, të cilat gjatë mandatit të tij katër-vjeçar do të jenë pika tejet të rëndësishme në qeverisjen lokale.