Gjatë një vizite që i ka bërë Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Dega në Prishtinë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë të mërkurën se për kategoritë e dala nga lufta do të ndërtohen banesa, do të ketë buxhet të veçantë për nevojat e tyre dhe do të ketë lirim nga tatimi në pronë për këto kategori, ashtu siç e parasheh ligji.
“Qasja jonë për kategoritë e dala nga lufta do të jetë bashkëpunuese nga dita e parë, dhe jo vetëm nëpër fushata, siç po synohet tani. Për banesat e përfunduara para katër vitesh nuk është formuar Komisioni për ndarjen e tyre. Tani në kohë fushate po insistohet që të bëhet një gjë e tillë. Për neve kjo është tërësisht e papranueshme. Familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët nuk e meritojnë një trajtim të tillë, që për hir të fushatës të ndahen banesat me vonesë prej katër vitesh”, tha Abrashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, çdo kërkesë e shoqatave të dala nga lufta do të hasë në mirëkuptim në zyrën tonë dhe në buxhetin tonë, duke filluar nga ndërtimi i banesave për rastet sociale, aktivitetet tjera shtesë rehabilituese, lirimet tjera, siç është rasti i tatimit në pronë.
Abrashi pohoi se kategoritë e dala nga lufta janë anashkaluar nga komuna në katër vitet e shkuara, por kjo do të përfundojë më 22 tetor me fitoren tonë në zgjedhje.
Sylë Vitija, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Dega në Prishtinë, ka thënë se “kërkesat tona deri më tani kanë hasur në vesh të shurdhër”.
Ai e ka falënderuar Abrashin për vizitën dhe ka i ka shpalosur nevojat shoqatës, “të cilat gjithmonë janë të bazuara në ligj”.