Kandidati për kryetar të Kamenicës nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, ka shpalosur sot programin për zhvillim ekonomik në këtë komunë.
Bashkë me Gashin, në shpalosje të këtij programi ishte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili tha se Kujtim Gashi do të jetë më afër qytetarit dhe PDK do të jetë shtytës në çdo projekt ekonomik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, Kamenica do të kalojë epokën e izolimit duke u qasur në autostradë, ndërsa shtoi se Gashi është i pa kompromis në luftën kundër korrupsionit dhe do të qeverisë me transparencë.
“Gashi do të jetë afër qytetarit, ndërmarrësit, fermerit, arsimtarit”, tha Veseli.
Gashi u zotua se gjatë mandatit të tij qeverisës do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik, investime dhe përkushtim në parkun e biznesit.
Kandidati i PDK-së për Kamenicën u zotua në ngritjen e kapaciteteve dhe aftësimit të gjeneratave për sektorin e ekonomisë dhe hapjen e 1000 vendeve të reja të punës.