Në kuadër të fushatës zgjedhore lokale, sot kandidati i Nismës për kryetar të Komunës së Drenasit Isa Xhemajlaj me bashkëpunëtorë, qëndroi për vizitë pune në QKMF “Dr. Hafir Shala” në Drenas, ku pati rastin të njoftohej me stafin si dhe me shqetësimet e tyre.
“Me kujdes të shtuar dëgjoi të gjitha shqetësimet e tyre dhe me ketë rast u ngrit si çështje nga të pranishmit mungesa e funksionimit të kuzhinës e cila paraqet një problem sidomos për gratë shtatzëna, kërcënimi nga pushteti në shkuarje ndaj punëtorëve të pastrimit me largim nga puna dhe zëvendësimin e tyre kompani private të pastrimit, mungesa renovimit të repartit gjinekologjik i cili nuk është rinovuar asnjëherë deri me tani”, thuhet në komunikatën e Nismës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsa Xhemajlaj fillimisht i përgëzoi për punën e shenjtë të mantelbardhëve të cilët ata e bëjnë, si dhe i falënderoj për kontributin e vazhdueshëm në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Po ashtu iu premtoi se gjatë qeverisjes së tij 4 vjeçare, “shëndetësia do të jetë në qendër të vëmendjes ku më seriozitetin më të madh do të trajtohen dhe zgjidhen përfundimisht të gjitha shqetësimet e ngritura dhe veçanërisht për herë të parë do ju ofrojmë kushte plotësisht të barabarta për të gjithë punëtorët pa dallim pikëpamjeve të tyre politike, ndërsa do të ofrojmë siguri në punë për të gjithë stafin e në veçanti edhe për punëtorët e mirëmbajtjes dhe pastrimit ku askush nuk do të largohet nga puna”.