Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Pacolli: Pishina e Gërmisë dimrit do të bëhet qendër patinazhi

Kandidati i AKR-së për të parin e Prishtinës, Selim Pacolli ka premtuar se do të kthej Prishtinën në një qytet më të zhvilluar, me transport ekologjik.

E në mesin e premtimeve të tij, pretendenti për të parin e Prishtinës ka premtuar se pishinën e Gërmisë gjatë stinës së dimrit do ta kthejë në qendër patinazhi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka premtuar edhe ambulancë mobile për vizitorët e Gërmisë, të cilët në rast nevoje do të mund të marrin shërbime shëndetësore, teleferik për qytetarët që dëshirojnë të shijojnë bukuritë natyrore të Parkut të Gërmisë, si dhe siguri maksimale gjatë ecjeve në pistat e parkut.

"Synimet tona janë që njëherë e përgjithmonë t'i kthehet qytetarit të Prishtinës, jeta në ajër të pastër. Ne parashohim transport ekologjik për të ruajtur ambientin", ka thënë Pacolli në një konferencë që mbajti në Parkun Gërmia.