Sami Kurteshi, kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit nga radhët e lëvizjes “Vetëvendosje”në një takim me qytetar është zotuar se do të punojë edhe në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe kompanitë të cilët nuk respektojnë ligjin e punës nuk do të marrin asnjë tender në qoftë se ata vijnë në pushtet.
“Ne kemi pasur takime me punëtorët edhe i kemi pyetur cilat janë problemet. Ata na kanë thënë që është kontrata është pushimi dhe sigurimi. Kjo është përgjegjësi e nivelit qendror mirëpo ajo çfarë ne mund të bëjmë si qeverisje komunale është se nuk do të japim asnjë tender për ato kompani që nuk respektojnë ligjin e punës. Kjo është çfarë ne mund të bëjmë”, ka thënë ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është zotuar se në qeverisjen e tij do të ketë një kujdes te veçante për pensionistët, rininë, mësimdhënësit dhe kategoritë e tjera shoqërore si dhe transparencë gjatë qeverisjes komunale raporton korrespodenti i Kohës Ditore në Gjilan