Kandidati i PDK-së për kryetar të Suharekës, Blerim Xhemajli ka theksuar se fuqizimi dhe punësimi i grave është esencial për demokraci, pasi që na jep më shumë liri dhe vendimmarrje në vendin tonë.
“Fuqizimi dhe punësimi i grave është esencial për demokraci pasi që na jep më shumë liri dhe vendimmarrje në vendin tonë. Mexhide Ramadani-Balaj është shembull e një gruaje të suksesshme në biznes. Ne, i platformës #forcaeNdryshimit do të jemi për pjesëmarrjen e grave në fusha të ndryshme dhe mbështetje nga Komuna për veprimtarinë e tyre”, ka shkruar Xhemajli në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo