Dega në Rahovec e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka anuluar aktivitet e fushatës paraelektorale për ditën e sotme, pas aksidentit në fshatin Rogovë në të cilën humbën jetën dy të rinj.
“Në shenjë respekti e nderimi për dhimbjen e familjeve Thaçi e Krasniqi, pas vdekjes së bijve të tyre në aksidentin tragjik, Shtabi Zgjedhor i AAK-së në Rahovec ka vendosur që të anulojë të gjitha aktivitetet dhe tubimin e paraparë për sonte. Ngushëllime të sinqerta”, është shkruar në njoftimin për media të kandidatit të AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoha.net raportoi më parë se një 20-vjeçar dhe një 27-vjeçar, kanë vdekur në mëngjesin e sotëm në një aksident që ka ndodhur në fshatin Rogovë, magjistralja Gjakovë-Prizren.
Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, ka thënë për Koha.net, se dyshohet që aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë. Gjokaj ka treguar se vetura është përplasur në një pompë benzine, me ç’rast dy të rinjtë kanë vdekur.
Ditë më parë në Drenas vdiqën tre persona në dy aksidente të ndara që ndodhën brenda një nate.