DnV dënon sulmin ndaj monitorueses së saj në Gjakovë

DnV dënon sulmin ndaj monitorueses së saj në Gjakovë

27 shtator 2017 23:05

Demokracia në Veprim, në një kumtesë të veten thotë se “ me shqetësim ka pranuar lajmin se monitoruesja e saj afatgjate F.F. që është e angazhuar ta monitoroj fushatën para zgjedhore në regjionin e Gjakovës, është goditur sonte nga një vajzë, e cila ka qenë e shoqëruar edhe nga tre djem të tjerë, jashtë rrethojës së shkollës “Mazllom Këpuska” në Gjakovë, pak pasi ka përfunduar monitorimin e fushatës së një subjekti politik në atë shkollë”, transmeton Koha.net .

Sipas kumtesës, e sulmuara nga goditja ka pësuar lëndime të lehta në fytyrë dhe në trup pas rrëzimit në tokë. Monitoruesja rastin e ka paraqitur në Polici ku ka dhënë deklaratë.

Demokracia në Veprim i bënë thirrje organeve të rendit, e në rastin konkret Policisë që sa më shpejtë të vë para drejtësisë autorët e sulmit. Demokracia në Veprim, shpreson që sulmi nuk ka të bëjë asgjë me punën e monitorueses në vëzhgimin e fushatës, thotë kumtesa e cila përfundon se DnV roli i monitoruesve të DnV-së është përcjellja e fushatës dhe raportimi në mënyrë të paanshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme