Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala në Ditën Ndërkombëtare të Turizimit ka vazhduar fushatën në fshatrat e Rugovës ku ka takuar dhjetëra banorë të këtyre fshatrave duke ua prezantuar platformën qeverisëse “Peja qytet turisitik”.
Shala ka prezantuar pikat kryesore nga programi i saj për turizëm duke i dhënë fokus kryesor shpalljes së fshatrave të Rugovës monument natyror, krijimit të fshatrave turistike , investimit në infrastrukturën turistike lokale, mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve të akomodimit për turist të huajë dhe vendorë, krijimin e një qendre që ka të bëjë me promovimin e produkteve vendore për turistët, shtimin e shtigjeve të ecjes në zonat malore, lirimin e të gjitha kompanive hoteliere nga taksat komunale që promovojnë ushqimin tradicional, mbështetjen e krijimit të brendeve të produkteve që kultivohen nëpër fshatrat e Rugovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKandidatja nga radhët e PDK-së u ka premtuar banorëve se do të bëjë gjithçka që zhvillimi i turizmit në qytetin e Pejës të ndodhë me hapa më dinamik dhe më konkret sepse turizmi konsiderohet njëra nga shtyllat kryesore që e përmirëson mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Pejës.