Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Huqja e Veselit: E falënderojmë Manchester Unitedin...

Në aktivitetin zgjedhor në Podujevë, kryetari PDK-së Kadri Veseli ka vizituar “Parkun e Paqes Manchester”. Për këtë park tha se është donacion i klubit të futbollit anglez Manchester United. Por, në fakt këtë donacion e kishte bërë organizata “Manchester Aid to Kosovo”.

Madje Veseli falënderoi klubin anglez për donacionin, pa pasur informacion se kush ishte donatori. Kreu i PDK-së kritikoi komunën e Podujevës dhe kryetarin Agim Veliu për mos mirëmbajtjen e këtij parku, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo pasaktësi e Veselit nuk u përmirësua as nga kandidati i kësaj partie për kryetar të Podujevës Hajredin Hyseni. Por, Hyseni premtoi se Podujeva do të ketë më shumë gjelbërim me ardhjen e tij në krye të Podujevës.