Kandidati për kryetar të Klinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Hoti zhvilloi takim e simpatizantë të tij në Shtëpinë e Kuvendeve në fshatin Bokshiq të kësaj komune.
Ai së bashku me anëtar të kryesisë dhe kandidatë për kuvendin komunal, gjatë ditës takuan banorët e fshatrave Bokshiq, Grabanicë, Dollovë, Kpuz dhe Qeskovë të Klinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKandidati i LDK-së për kryetar komune, Besim Hoti theksoi se ndihet krenar që gjendet në një nga nëndegët më të mëdha të LDK-së në Klinë.
“Ky objekt ku po mbahet ky takim është vend historik për partinë tonë, pasi pikërisht këtu u themelua, u rrit dhe u zhvillua Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha ai për Shtëpinë e Kuvendeve, vendi ku u realizua takimi në fjalë.
Hoti në vazhdim theksoi së LDK-ja në qeverisjen e ardhshme në Komunë, do të bashkëvendos më qytetarët për të gjitha projektet që do të kryej gjatë mandatit të saj katër vjeçar.