Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Lirak Çelaj ka shpalosur 8 pikat ku do të fokusohet puna e tij qeverisëse për katër vitet e ardhshme për kryeqytetin.
Ai ka premtuar që Prishtinën do ta shndërrojë në një qytet destinacion nga vend tranzit si është tani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇelaj premtoi vendosjen e tarifave hyrëse në Prishtinë për të lehtësuar trafikun. Po ashtu prioritet i qeverisjes së Çelajt do të jetë ndërtimi i 13 shkollave dhe çerdheve dhe ndërtimi i Spitalit Rajonal të Prishtinë dhe qendrës rehabilituese, raporton KP.
Kandidati i PDK-së për Prishtinën, Lirak Çelaj, në 8 shtyllat qeverisëse, ka paraparë edhe rritjen e lejeve për ndërtim deri në 1000 sosh në vit.
Parkingjet nëntokësore, ndërtimi i parqeve për fëmijë, rikonstruktimi i qytetit të vjetër, janë vetëm disa nga planet qeverisëse të Lirak Çelajt.