Kandidati i AKR-së për të parin e Prishtinës, Selim Pacolli tha sot se 30 mijë vetura që hyjnë dhe dalin çdo ditë në Prishtinë po e pamundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve të kryeqytetit.
Sipas tij, zhvendosja e institucioneve, që ndodhen në kryeqytet, në periferi të tij është prioriteti i qeverisjes të AKR-së, e për këtë ai thotë se i kanë siguruar fondet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot jemi këtu për t'iu bërë me dije Qeverisë sonë që të krijojnë kushte për të rinjtë tanë. Programi im politik është që të fillojmë nga Qeveria e Kosovës. Andaj ne jemi zotuar që qytetarëve t'iu ofrojmë hapësira. Unë sot kërkoj që edhe institucionet t'i bashkohen kësaj nisme”, tha Pacolli.
Sipas tij, rinia e Prishtinës duhet të jetë target i të gjitha kompanive të mëdha evropiane. “Unë nuk premtoj, ne ofrojmë alternativa. Ne nuk ofrojmë premtime, ne ofrojmë alternativa për të gjithë qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Pacolli, raporton KP.