Kandidati për kryetar të Komunës së Istogut, Beqir Sadikaj, ka premtuar se gjatë mandatit të tij qeverisës do të zgjidhë problemet me rrugë dhe ndriçimin publik në fshatrat e komunës së Istogut.
Ai gjatë vizitës që u bëri sot lagjeve Hajrizaj dhe Ibrahimaj në Zhakovë, tha se kërkesat e këtyre banorëve janë esenciale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në vitin 2017 këta banorë ende nuk kanë asfaltim, ujë, kanalizim dhe ndriçim. Gjendja vështirësohet edhe më shumë gjatë vjeshtës dhe dimrit sidomos për nxënësit dhe të moshuarit. Me qeverisjen time, këtyre problemeve do t’iu vijë fundi”, shkruan Sadikaj në Facebook.
Ndryshe, gjatë kësaj vizite, kandidati për të parin e Istogut ishte i shoqëruar edhe nga kandidati për asamble, Astrit Hajrizaj.