Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Kosovën e Re, Selim Pacolli ditën e sotme e ka nisur duke vizituar dhe vendosur kurora lulesh tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe varrezat e dëshmorëve në Velani.
Pacolli me ekipin e tij veprën e dëshmorëve dhe ish-presidentit e ka nderuar edhe me një minutë heshtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPacolli tha se me rastin e fillimit të fushatës sot në shenjë mirënjohje për të gjithë dëshmorët dhe veprën e presidentit Rugova vendosen një lule për secilin, pasi Prishtina pa gjakun dhe veprën e dëshmorëve nuk do të ishte këtu ku është, përcjell Ksp.
“Konsideroj se ky është gurthemeli i shtetit tonë, është vepra e tyre”, tha ai.